Kryesoret Ndarja nga jeta e Kiço Blushit, Rama: I paharruar qoftë kujtimi yt...

Ndarja nga jeta e Kiço Blushit, Rama: I paharruar qoftë kujtimi yt i dashur mik

119
SHPËRNDAJE

“I paharruar qoftë kujtimi yt i dashur mik!”, është reagimi që kryeministri Edi Rama ka bërë për ndarjen nga jeta të shkrimtarit  dhe skenaristit të shquar Kiço Blushi. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Rama kujton marrëdhënien miqësore që ka pasur me Blushin.

“Kiço Blushi ishte një ndër ata personazhe të jetës artistike, letrare e shoqërore po ashtu, që dinë të qëndrojnë drejt edhe kur fryjnë erëra të forta përballë, po edhe kur erërat që të çojnë artificialisht përpara të kërrusin sidoqoftë. Sqimatar dhe ironik, Kiçua do të më kujtohet gjithnjë me atë gjysmëqeshjen e tij dhe thikën e mprehtë të gjykimeve pa gajle, për këdo e gjithkënd. I paharruar qoftë kujtimi yt i dashur mik!”, shkruan Rama në Facebook.

Gazeta Shqip