Sport “Çmendet” Rashica, dy gola në 23 minuta dhe një dëmtim! (Video)

“Çmendet” Rashica, dy gola në 23 minuta dhe një dëmtim! (Video)

193
SHPËRNDAJE

Milot Rashica ishte protagonist në fitoren e thellë 4-0 të Werder Bremenit në sfidën e shtëpisë me Augsburgun, por edhe i pafat, pasi doli nga fusha i dëmtuar në minutën e 36-të, 8 minuta pasi kishte realizuar golin e rezultatit të përkohshëm 3-0 dhe të dytin personal në këtë takim (e gjithë ndeshja u mbyll 4-0).

Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës ishte përzgjedhur në formacionin titullar nga trajneri Kohfeldt dhe nuk i zhgënjeu pritshmëritë, duke realizuar një dopietë brenda 23 minutash.

Zhbllokoi takimin në minutën e 5-të, i shërbyer nga Klaasen, ndërsa Eggestein i çoi shifrat në 2-0 në minutën e 27-të. Rashica realizoi një gol vërtet spektakolar vetëm një minutë më vonë, duke shpërthyer nga e majta, dhe pasi shmangu kundërshtarin që kishte përballë, goditi saktë me të djathtën, duke mos i dhënë asnjë shans portierin të Augsburgut.

Pak çaste me vonë doli nga fusha i dëmtuar. Në pjesën e dytë Werderi realizoi edhe golin e katërt me Mohwald në minutat e fundit të sfidës. Me këtë dygolësh Rashica shkon në kupotën e 4 finalizimeve në këtë sezon në Bundesligë.


Gazeta Shqip