Botë Alkooli i helmuar vret 100 persona, 36 prej tyre vdesin në një...

Alkooli i helmuar vret 100 persona, 36 prej tyre vdesin në një funeral

476
SHPËRNDAJE

Të paktën 3,000  kontrabandistë të dyshuar pijesh alkoolike janë arrestuar në Indi, pasi një sasi e madhe alkooli që kishte hyrë jo ligjërisht në vend ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 100 personave.

Sipas NDTV, alkooli i helmuar u konsumua fillimisht gjatë një ceremonie mortore në qytetin Haridwar, ku 36 persona u konfirmuan të vdekur dhe 18 të tjerë u shtruan në spital.

Ndërkohë, 69 persona të tjerë kanë vdekur pasi shishet e alkoolit u dërguan edhe në shtetin fqinj të Uttar Pradesh.

Besohet se pija ishte e mbushur me metanol – një substancë shumë toksike që zakonisht përdoret për antifrizë. Shumë nga të vdekurit u ankuan për dhimbje në stomak dhe probleme të frymëmarrjes.

Ky besohet të jetë shpërthimi më vdekjeprurës që nga viti 2011, kur një seri e pijeve alkoolike vrau 172 njerëz në Bengalin Perëndimor.

Vdekjet nga alkooli i prodhuar ilegalisht – shpesh të referuara si “hooch” janë të zakonshme në Indi, sepse markat e licencuara shpesh nuk mund të blihen prej atyre që jetojnë në varfëri.

Alkooli “Bootleg” është i lirë dhe shpesh është i shtuar me kimikate vdekjeprurëse për të rritur fuqinë e tij.