Politikë Balla pyet Shkëlzen Berishën: Pse nuk iu japin biletë për SHBA ty...

Balla pyet Shkëlzen Berishën: Pse nuk iu japin biletë për SHBA ty dhe motrës?

731
SHPËRNDAJE

Pas përballjes me Shkëlzen Berishën në seancën gjyqësore, kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla i ka vijuar sulmet ndaj tij edhe në rrjetet sociale.

Në statusin e tij në Facebook, Taulant Balla ka ironizuar djalin e ish-kryeministrit Berisha, duke e pyetur pse ky i fundit nuk mundet të shkojë më në Amerikë.

Balla thekson se drejtësia kontrollohet akoma nga Sali Berisha, për këtë arsye djali i tij vazhdon dhe flet publikisht.

“Shkëlzen! Ti ke të drejtë që vazhdon leh, përderisa akoma drejtësia është mes dritës dhe errësirës dhe errësirën e kontrollon ti me tët atë! Por meqë sot dole nga strofkulla a nuk na thua, kur do shkosh në Amerikë?! Ose më saktë, pse gojët e liga thonë se nuk të japin më biletë për Amerikë as ty dhe as motrës tende, se kunatit jo e jo?!” shkruan Balla në Facebook.

Gazeta Shqip