Aktualitet Digjet banesa, vdesin dy të rinj shqiptarë në Belgjikë (Emrat+Foto)

Digjet banesa, vdesin dy të rinj shqiptarë në Belgjikë (Emrat+Foto)

628
SHPËRNDAJE

Fund tragjik për dy shqiptarë në Belgjikë. Mësohet se ata kanë humbur jetën në Belgjikë, pasi një zjarr përfshiu banesën e tyre.

Si pasojë e zjarrit kanë mbetur të vdekur dy të rinj, Pelivan Hysaj 24 vjeç nga Berati dhe Venedik Pirushi 23 vjeç nga Durrësi.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur ditën e premte, ndërsa zëdhënësi i zjarrfikëses Alain Habils u shpreh se viktimat janë me origjinë shqiptare. Shkaku i zjarrit që përfshiu banesën ende nuk dihet, ndërsa vijojnë hetimet nga autoritetet belge.

Gazeta Shqip