Extra Kuriozitete Gjyshja më “qejflie” në botë, 97-vjeçarja që pi 22 birra në ditë...

Gjyshja më “qejflie” në botë, 97-vjeçarja që pi 22 birra në ditë (Foto)

286
SHPËRNDAJE

Quhet Robertine Houbrechts dhe jeton në rajonin Mechelen të Belgjikës, ndërsa është bërë e njohur në mbarë botën për shkak të dëshirës së saj të madhe për të konsumuar alkool.

Por, mosha e saj do t’iu habisë, pasi po flasim për një gjyshe “qejflie”  97 vjeçe. Robertine është në gjendje të pijë më shumë se 22 birra në ditë.

Ajo hyn në lokalin e Fanny Waegemans çdo ditë dhe përsërit zakonin e saj, duke pirë sipas mediave belge nga 15 deri në 22 gota birrë.

“Vjen këtu çdo pasdite. Ajo kështu mban veten në formë. Asnjë dietë, asnjë sport. Për tetë orë nga pasditja deri në mbrëmje, ajo qëndron këtu duke bërë një jetë sociale të shëndetshme duke e shoqëruar edhe me pije”, thotë i entuziazmuar pronari i lokalit.

Dita e vetme kur gjyshja e moshuar 97 vjeçare nuk shkon në bar është e mërkura, dhe kjo jo për shkak të ndonjë pushimi, por sepse lokali është i mbyllur në këtë ditë të javës.