Kryesoret Ish-ministrja e PS: Rama duhet të largohet, PS të formojë një qeveri...

Ish-ministrja e PS: Rama duhet të largohet, PS të formojë një qeveri tjetër

688
SHPËRNDAJE

Ajo është një nga figurat më të shquara të Partisë Socialiste, pasi në qeverinë Nano ka drejtuar edhe Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë. Ish-deputetja Arta Dade ka pasur edhe një raport miqësor me kryeministrin Edi Rama gjatë fillimeve të tij në PS, por kohët e fundit gjërat kanë ndryshuar.

Dade e sulmoi në distancë shefin e qeverisë në kulmin e debatit për çështjen “Cakaj” duke u shprehur kundër zgjedhjes së 28-vjeçarit në krye të diplomacisë shqiptare.

Por, Arta Dade e ka çuar më përpara “revanshin” kundër Ramës, madje duke thënë sot në emisionin  “5 pyetjet nga Babaramo” që kryeministri duhet të largohet për t’i hapur rrugën një tjetër qeverie të PS-së.

Dade artikuloi se është kundër zgjedhjeve të parakohshme, por theksoi se PS duhet të reformohet dhe bashkë me forcën politike edhe qeveria, pa u drejtuar në vazhdimin e mandatit nga Edi Rama.

“Edi Rama duhet të largohet, jo që të vijë opozita, por që PS të ketë një ekip të vërtetë me vlera. Më duket se vendi po shkon keq e më keq. PS e ka marrë mandatin për 4 vjet, korrigjimet mund të bëhen brenda PS dhe mund të krijojë qeveri mjaft dinjitoze. Jam për një qeveri socialiste dhe nuk bie dakord me tezën që Rama e përdor shpesh edhe nëpër blogje që e vetmja alternativë është Edi Rama, ose Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Nuk është e vërtetë. PS ka plot alternativa qeverisëse. Jam për procese në parti. Ka edhe nga të rinjtë, por edhe nga ata me përvojë. Unë çuditem pse kanë heshtur. PS i ka të gjitha kapacitetet që të reformohet”, tha Dade.