Rajon Maqedonia heq simbolet shtetërore, përgatitet për emrin e ri

Maqedonia heq simbolet shtetërore, përgatitet për emrin e ri

134
SHPËRNDAJE

Autoritetet në Maqedoni kanë filluar heqjen e simboleve zyrtare nga ndërtesat e qeverisë për t’u përgatitur për emrin e saj të ri: Maqedonia Veriore. Shenjat e “Qeverisë së Republikës së Maqedonisë” u hoqën nga ndërtesa kryesore e qeverisë së vendit të hënën herët në kryeqytetin maqedonas,  Shkup.

Vendi i vogël ballkanik do të ndryshojë emrin e vet në Maqedoninë e Veriut pas arritjes së një marrëveshjeje të rëndësishme gjatë verës me Greqinë fqinje, e cila ka një krahinë fqinje të quajtur Maqedoni. Maqedonia do të bëhet anëtare e NATO-s tani që parlamenti i Greqisë miratoi të premten vendimi që do t’i lejonte vendit të bashkohej me aleancën.

Më parë, Greqia kishte bllokuar pranimin e Maqedonisë në NATO. Maqedonia tani do të publikojë marrëveshjen me Greqinë në faqen e saj qeveritare në mënyrë që ajo të jetë e sanksionuar zyrtarisht në ligj.

Gazeta Shqip