Aktualitet Polici në Shkodër ngacmon seksualisht 15-vjeçaren, i dërgon video intime

Polici në Shkodër ngacmon seksualisht 15-vjeçaren, i dërgon video intime

1615
SHPËRNDAJE

Ngacmoi seksualisht një minorene, arrestohet efektivi i policisë në Shkodër, Berhan Bajrakurti.  Më herët u publikua një video në media ku shihet që efektivi i policisë ngacmon 15-vjeçaren.

Pamje shokuese kanë mbërritur në redaksinë e newsbomb.al, ku një  nënë denoncon një shef policie nga Malësia e Madhe, i cili ka ngacmuar seksualisht vajzën e saj 15-vjeçare. Nëna nuk identifikohet por rrëfen gjithë tmerrin e përjetuar,  ndërsa pohon se familja e saj do të largohet nga Shqipëria pas kësaj ngjarjeje. Bëhet fjalë për shefin e policisë së zonës Grumiere (Malësi e Madhe), Berhan Bajrakurti.

Shefi i policisë e ka marrë në makinë vajzën, e ka telefonuar e madje ka kryer akte të turpshme në bisedat me të në telefon. E ëma pohon se pasi ka parë pamjet e turpshme dhe ka folur me vajzën. Më pas ajo ka marrë videot e bashkë me të bijën ka shkuar në komisariatin e Koplikut për ta denoncuar por aty askush nuk e ka pritur.

“Jam prind i një vajze 15 vjeçare nga Malësia e Madhe, fshati Gruemirw. Dua të denoncoj këtë shtet të kapur nga perversiteti e imoraliteti që po na detyron të ikim nga ky vend. Marrë shkas nga ngjarjet e fundit që kanë ndodhur, ku janw përdhunuar vajza minorene. Atë fat e ka pasur dhe vajza ime,  duke u ngacmuar nga shefi i policisë së zonës Gruemiere, shtetasi  Berhan Bajrakurti. Para 4 ditësh me vjen vajza nga shkolla e shqetësuar, e pyeta se çfarë kishte. Ajo pati frikë të më rrëfente.

Pas disa orësh arriti të më tregoje se i kishte dalë para ky njeri duke e ngacmuar dhe duke i thënë :-‘hajde hyp në makinë me mua të bej xhiro me makinë’. E kishte ndjekur vajzën deri në afërsi të shtëpisë. Nuk ishte hera e parë që e përndiqte pasi këtë gjë e ka bërë edhe nëpërmjet telefonit duke i telefonuar vajzën duke i dalë nudo  dhe duke kryer veprime të ndyra.

Vajza e kishte filmuar këtë person, me të marr filmimet me vajzën, i drejtohem komisariatit  Koplik. Me të shku tek dera na erdhi për 5 minuta pasi mbërritëm, personi në fjalë, pra punonjësi i policisë Berhani. Më kapi për krahu, më nxori veçmas duke më bërë presion se do të zhduk do ju shfaros”, rrëfen nëna e vajzës për newsbomb.al.

“Të gjendur para kësaj situate ku asnjë punonjës nuk na dilte në krah as për të na pyetur për çfarë keni ardhur, u larguam. Te nesërmen vajtëm tek drejtoria e policisë Shkodër, kërkuam shefin më të madh  të policisë Shkodër të takonim por nuk na u mundësua ai takim, pasi vetë kupola e Shkodrës e policisë ishte nga Malësia e Madhe. Na thanë që mos u merrni me Malësor se janë të pa prekshëm”, vazhdon më tej rrëfimin nëna ndërsa thekson se pas kësaj do largohen nga zona ose nga Shqipëria. Tanimë i takon organeve kompetente të hetojë rreth këtij rasti.

Gazeta Shqip