Extra Kuriozitete Policia përdor gjarprin që hajduti të flasë: Do të ta fus në...

Policia përdor gjarprin që hajduti të flasë: Do të ta fus në gojë (VIDEO)

723
SHPËRNDAJE

Një teknikë skandaloze është përdorur nga disa policë në Indonezi për të bërë një hajdut të dyshuar që të flasë në lidhje me ngjarjen.

Sipas një video që po qarkullon në rrjet, i riu është kërcënuar me një gjarpër të gjallë që policët ia kanë lidhur rreth qafës dhe ia afronin drejt fytyrës kur e merrnin në pyetje.

Oficerët përpiqen ta bëjnë djalin të pranojë se ai ka vjedhur telefona celularë. I dyshuari shihet me duart e lidhura pas shpine duke bërtitur kur sheh gjarpërin që i shtyhet drejt fytyrës.

Dëgjohet gjithashtu një zë që urdhëron djalin që të hapë sytë kur një oficer kërcënon t’ia futë gjarprin në gojë dhe nën pantallona.

Gjatë seancës së tmerrshme, një nga oficerët e pyet: “Sa herë ke vjedhur celularë?”

I dyshuari më pas dëgjohet duke pranuar: “Vetëm dy herë”.

Shefi i policisë së Jayawijaya, Tonny Ananda Swadaya këmbënguli se gjarpri ishte jo helmues dhe i butë, por pranoi se “hetuesi nuk ishte profesionist në kryerjen e punës së tij”. Duke theksuar se oficerët nuk e sulmuan fizikisht të dyshuarin, ai shtoi: “Kemi marrë masa të ashpra kundër personelit”.

Një avokate e të drejtave të njeriut ka pohuar se ky nuk është një incident i izoluar. Veronica Koman pretendoi se një gjarpër u përdor gjatë marrjes në pyetje të një prej klientëve të saj muajin e kaluar, por policia në Papua ka thënë se nuk kanë dijeni për ngjarjen.