Kryesoret Rrethohet kryeministria? Zbardhen detaje nga skenari i PD për 16 shkurtin

Rrethohet kryeministria? Zbardhen detaje nga skenari i PD për 16 shkurtin

1522
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike së bashku me aleatët e saj opozitarë do të jetë të shtunën nën dritaren e kryeministrit Edi Rama, ku do të zhvillojë sipas saj një protestë mbarëkombëtare për rrëzimin e tij dhe ngritjen e një qeverie tranzitore që do çojë vendin në zgjedhje të parakohshme.

Në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo” ku është pyetur rreth skenarëve të opozitës dhe mundësisë për trazira duke rrethuar Kryeministrinë, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi tha se kjo mbetet në dorën e qytetarëve.

Vetëm ata sipas tij do të vendosin se çfarë do ndodhë më 16 shkurt dhe a do të tentohet largimi i Edi Ramës.

pyetur nëse PD dhe LSI kanë në plan të rrethojnë selinë qeveritare me protestues apo të bllokojnë të gjitha akset rrugore të Tiranës, Bardhi tha se asnjë nga këto dy opsione nuk përjashtohet, por sipas tij mund të ketë edhe lëvizje të tjera radikale, të cilat mbetet të vendosen ditën e protestës.

“Çdo opsion është i hapur. Nuk përjashton asnjë nga ato që janë thënë, por mund të ketë edhe të tjera. Do ta vendosim atë ditë me qytetarët. Në protestë do të ketë edhe socialistë. Në qytete të ndryshme të vendit na kanë pritur edhe socialistë. Janë të zhgënjyer sepse e kanë parë që kjo nuk është qeveri e PS por qeveri e Edi Ramës. Gjysma e ministrave nuk kanë lidhje me PS por janë shokë dhe miq të Edi Ramës ose gruas së tij. Nuk është një betejë mes forcave politike, por një qeverie që e ka lidhur fatin e vet me krimin dhe qytetarët. Prandaj, 16 shkurti nuk është protestë politike, por është qytetare”, tha Bardhi.