Sociale Rrihet mjeku i urgjencës, QSUT: E papranueshme, autori të dënohet

Rrihet mjeku i urgjencës, QSUT: E papranueshme, autori të dënohet

221
SHPËRNDAJE

Një mjek në spitalin Infektiv të QSUT-së është dhunuar në kreu të detyrës. Ky veprim i përsëritur ndaj bluzave të bardha ka sjell reagimin e drejtorisë së QSUT-së.

QSUT dënon aktin e rëndë dhe i bën thirrje autoriteteve që të zbardhin ngjarjen dhe autori të marrë dënimin e merituar.

“Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, dënon rëndë aktin e dhunës së ushtruar nga një person i papërgjegjshëm, kundrejt mjekut të rojes në Urgjencën e Spitalit Infektiv.

Çdo akt dhune e agresioni ndaj mjekëve dhe personelit shëndetësor në tërësi përgjatë ushtrimit të detyrës së tyre është i papranueshëm, bazuar në normat ligjore, etike, morale.

Çdo akt dhune ndaj bluzave të bardha është i papranueshëm duhet të trajtohet me seriozitet nga organet kompetente. Fatkeqësisht ky nuk është një rast i izoluar por është rast i përsëritur, që mjekë dhe infermierë të spitalit tonë dhunohen në krye të detyrës.

Drejtoria e QSUT edhe një herë dënon aktin e dhunës të ushtruar mbrëmë ndaj mjekut infeksionist dhe u bën thirrje organeve kompetente të zbardhin ngjarjen dhe autori të marrë dënimin e merituar.

Një apel të fortë i bëjmë opinionit publik, të mirëkuptojnë dhe përkrahin bluzat e bardha gjatë punës së tyre, të cilët pavarësisht situatave të krijuara, në asnjë rast nuk neglizhojnë misionin human, atë të dhënies së ndihmës së parë dhe shpëtimin e jetëve njerëzore”, thuhet në njoftim zyrtar të QSUT-së.

Gazeta Shqip