Aktualitet Skandali i policit pedofil, Lleshaj: Identifikohem me ata që e arrestuan perversin

Skandali i policit pedofil, Lleshaj: Identifikohem me ata që e arrestuan perversin

1135
SHPËRNDAJE

Kur kanë kaluar rreth 10 orë nga zbulimi i skandalit të radhës seksual në Shqipëri, ku implikohej shefi i policisë së Malësisë së Madhe, Berhan Bajrakurti, për ngjarjen ka reaguar edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

Duke iu referuar ngjarjes, ku polici ngacmonte seksualisht edhe duke i dërguar video të organit gjenital një vajze 15-vjeçare, Lleshaj thotë se ai nuk identifikohet me të tillë efektivë.

“Policët nuk janë të Lleshajt, por të Shqipërisë. Lleshaj identifikohet pa dyshim me policët që sot arrestuan një pervers, me policët që sakrifikojnë natë e ditë duke shërbyer”, shkruan ministri i Brendshëm në Twitter.

Lleshaj nuk ka nguruar të bëjë edhe një sulm politik për ata që e përdorën ngjarjen e Shkodrës sipas tij, duke i quajtur perversë.

“Një pervers mund të shërbejë si flamur për politikanë perversë, por nuk mund të njollosë askënd përveç vetes së tij dhe atyre që i gëzohen ekzistencës së tij. Mbështetje për Policinë e Shtetit Shqiptar!”, shprehet Lleshaj.