Aktualitet Tre herë amnisti për armët, ja sa u dorëzuan

Tre herë amnisti për armët, ja sa u dorëzuan

208
SHPËRNDAJE

Ministria e Brendshme nënvizon se përgjatë viteve të ndryshme është ndërmarrë një amnisti për dorëzimin vullnetar të armëve. Pas vitit ’97 kur një pjesë e mirë e armatimit ra në duar të popullatës së gjerë amnistia e parë u bë në gusht 1998-gusht 2002 kur u harrua edhe një ligj për grumbullimin e armëve dhe municioneve luftarake. E dyta u harrua në dhjetor 2002 dhe u miratua në mars 2003. Por në fakt niveli i grumbullimit në raport me atë që doli nga depot në ’97 mbetet shumë i ulët. Kështu në vitin 1997 u grabitën 893 milionë municione, 16 milionë eksplozivë dhe rreth 550 mijë armë.

Të grumbulluara deri në vitin 2005 nga amnistitë ishin 118 mijë municione, 1.53 milionë eksplozivë dhe 222 mijë  armë. Amnistia e tretë e mbajtur në janar-prill 2017 duket se pati një lloj ndërgjegjësimi dhe dorëzim nga ana e qytetarëve por që shifrat nga Ministria e Brendshme interpretohen si një tregues se ka akoma një qarkullim të konsiderueshëm të armatimit në popullatë

“Një amnisti e tretë u zbatua edhe gjatë periudhës janar–prill 2017, ku si rezultat i organizimit të punës dhe aktiviteteve sensibilizuese janë dorëzuar vullnetarisht në shkallë vendi: 1.603 armë zjarri të ndryshme, 1.558 granata dore, 580.634 municione të ndryshme. Mesatarisht i takon çdo ditë të jenë dorëzuar në shkallë vendi 13 armë zjarri të ndryshme. Kjo situatë tregon se akoma në duart e qytetarëve ndodhen një numër i konsiderueshëm armë zjarri dhe municione luftarake pa leje” thuhet në strategji.

Monitor