Aktualitet 44-vjeçari që vrau gruan praktikant i fesë islame, prej 21 vitesh punonte...

44-vjeçari që vrau gruan praktikant i fesë islame, prej 21 vitesh punonte në Gardë (Detaje)

3129
SHPËRNDAJE

Zbulohen të tjera detaje nga ngjarja e rëndë që tronditi Tiranën në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Mësohet se gardisti e ka qëlluar tre herë me armën e shërbimit gruan duke e lënë të vdekur në vend. Kanë qenë fqinjët që kanë lajmëruar policinë pasi dëgjuan të shtënat me armë zjarri dhe fëmijën duke qarë.

Pas ngjarjes, 44-vjeçari është arrestuar menjëherë nga shërbimet e policisë. Çifti ka një fëmijë, ndërsa nuk dihet se për çfarë ka qenë konflikti në familje që solli edhe ngjarjen e rëndë.

Gardisti është me arsim të lartë ushtarak (1993-1997), me gradën Kapiten me 21 vite punë ne Gardën e Republikës. Ai njihet si njeri me sjelle të mirë, ndërsa ishte edhe predikues i riteve fetare.

Alket Arapaj ishte i pajisur me armë e shërbimit tip pistoletë, të cilën në bazë të ligjit ka të drejtë ta mbajë me vete edhe jashtë orëve të shërbimit.

Report Tv