Politikë Basha në Pogradec: Fund grushtit të shtetit, të shtunën dynduni në Tiranë

Basha në Pogradec: Fund grushtit të shtetit, të shtunën dynduni në Tiranë

219
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte sot në Pogradec, ku vijoi turin e takimeve me banorët në kuadër të protestës së 16 shkurtit.

Në takimet e zhvilluara me tregtarë dhe qytetarë, Basha u bëri thirrje që me 16 shkurt të dynden drejt Tiranës për të kërkuar largimin e kësaj qeverie.

Mes tjerash, ai theksoi se Partia Demokratike ka një ofertë politike edhe për trajtimin e pronave, ndërsa nuk harroi të thumbonte edhe kreun e Bashkisë së Durrësit Vangjush Dakon.

“Ne jemi parti e pronës. Ju keni në dorë votën ne kemi në dorë ofertën politike. Prandaj me 16 shkurt duhet ta mbyllesh këtë dhe të bashkohesh. Nëse nuk dalim atje, ti Voton, Gjushi dhe  Nicja i numërojnë”, tha Basha.

Pjesë nga biseda e Bashës me tregtarin

Tregtari: Kur erdhi Edi Rama na tha se do të ulë energjinë dhe nuk e uli dhe detyrohem unë dhe mbaj dritta fikur. Ndriçimi e bën mallin të duket bukur. Unë s’i mbaj dot.

Basha: Edi Rama nuk e ka lidhur fatin me ju. Edi Rama nuk ka mbajtur premtimet sepse ato nuk ishin premtime, nuk ishte program ekonomik. Ai votën e ka marrë me banditët, siç e tha edhe Zëri i Amerikës.

Ai votën tënde s’ka nevojë ta mbaj. Ne e kemi lidhur fatin me ju. Kjo është garancia sepse ajo që themi nuk është premtim, por është plan.

Ne nuk do të vijmë në pushtet me votën e krimit. Unë nuk jam ulur ndonjëherë me krimin, nuk bëj pushim e me oligarkë. Duhet të bësh dallimin e një force politike që vjen me program, jo me premtime, që e lidh fatin me ty. 16 shkurti do të rikthejë votën dhe do t’i japë fund grushtit të shtetit.

Gazeta Shqip