Botë Boshnjaku më i kërkuar qëllohet për vdekje pas përpjekjes masive për t’a...

Boshnjaku më i kërkuar qëllohet për vdekje pas përpjekjes masive për t’a arrestuar

1497
SHPËRNDAJE

Policia e Bosnjës qëlloi dhe vrau të arratisurin më të kërkuar të vendit, i cili ishte kërkuar  për vrasjen e një oficeri policie dhe një personi tjetër.  Edin Gacic vdiq pas shkëmbimit me armë mes tij dhe policisë pranë kryeqytetit,  Sarajevë.

Një polic u plagos lehtë gjatë shkëmbimit të të shtënave me armë zjarri. Gacic fshihej në një zonë të mbuluar me dëborë dhe për arrestimin e tij janë përfshirë qindra policë dhe oficerë të tjerë të sigurisë.
policia  kishte marrë qindra informacione, por agjencia shtetërore e inteligjencës OSA të hënën në mbrëmje ishte ajo që dha informacionin e saktë për vendndodhjen e tij. Gacic nuk pranoi të dorëzohej në polici, në momentin që  u rrethua prej tyre.
Gacic dyshohet për vrasjen e një pronari dyqanesh ushqimore dhe oficerit të policisë javën e kaluar. Hetuesit nuk kanë ende një motiv për krimin e dyfishtë. Vrasjet kishin shkaktuar panik në Bosnje. 42-vjeçari ka vuajtur dy dënime me burg për vrasje, por u lirua në vitin 2017. Viktimat e para të tija ishin nëna dhe një burrë që shërbeu me një batalion të vullnetarëve myslimanë gjatë luftës së Bosnjës 1992-1995. Policia kishte ofruar 25,000 euro (28,000 dollarë) për informacion mbi vendndodhjen e Gacicit.

Gazeta Shqip