Extra Kuriozitete Erdogan tërheq edhe indianët, dasmë miliarderësh në Antalia (Foto)

Erdogan tërheq edhe indianët, dasmë miliarderësh në Antalia (Foto)

425
SHPËRNDAJE

Pas vizitës së presidentit Rexhep Taip Erdogan në Indi në vitin 2017, Turqia është shndërruar në destinacionin e preferuar të indianëve.

Së fundmi, një dasmë miliarderësh është zhvilluar në një prej resorteve më të famshëm në Antalia.

Në një dasmë super luksoze 3-ditore, me shpenzime marramendëse, u celebruan Medha dhe Nalin, fëmijët e dy prej familjeve më të pasura në Indi.

Mediat turke raportojnë se në dasmën e famshme ishin 600 të ftuar, të cilët sigurisht kanë ardhur me avionë çarter privat.

Përfitimet e Turqisë nga kjo dasmë ishin shumë të mëdha dhe ky “biznes” (martesat e indianëve) po sjell shuma të mëdha në shtetin e Erdogan.

Gazeta Shqip