Aktualitet Fshihnin 90 kg drogë e 3 pistoleta, në pranga italiania, shqiptari dhe...

Fshihnin 90 kg drogë e 3 pistoleta, në pranga italiania, shqiptari dhe rumuni

342
SHPËRNDAJE

Tre persona janë arrestuar në Romë  për drogë dhe armëmbajtje pa leje. Në pranga ka rënë gruaja italiane me inicialet D.G., 49 vjeçe,  shqiptari me inicialet  P.L., 30 vjeç dhe rumuni me inicialet C.M., 31 vjeç.

Gjatë kontrollit në banesën e tre personave të lartpërmendur, policia ka sekuestruar  90 kg marijuanë, 3 pistoleta, ku njëra prej tyre ishte me numër serie të përpunuar dhe municione të kalibrave të ndryshëm.

Ndër të tjera, policia e shteti fqinjë ka sekuestruar një peshore që shërbente për ndarjen e marijuanës dhe 5 mijë euro kesh, të grumbulluara nga aktiviteti kriminal.

Gazeta Shqip