Aktualitet Gjyqtarët në një mendje me Dakon, lejohet ndërtimi në zonën arkeologjike

Gjyqtarët në një mendje me Dakon, lejohet ndërtimi në zonën arkeologjike

368
SHPËRNDAJE

Hapet drita jeshile për ndërtime brenda zonave arkeologjike “A” dhe “B” në qytetin e Durrësit. Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave më 26 dhjetor të vitit të kaluar, ndërkohë që tashmë ka nisur zbatimi me publikimin e akteve nënligjore.

Sipas vendimit të firmosur nga Kryeministri Edi Rama dhe ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, që tashmë ka mbërritur edhe për zbatim në institucionet lokale, në zonën arkeologjike “A” të qytetit të Durrësit lejohet ndërhyrja te ndërtesat ekzistuese si dhe rindërtimi i godinave ekzistuese pa ndryshimin e gjurmës dhe pa cenuar pasuritë kulturore të nëntokës.

Ndërsa në zonën “B”, që përshin një pjesë më të madhe të territorit të qytetit, u hapet rruga ndërtimeve të reja. Vendimi specifikon se në zonën arkeologjike “A” lejohet mirëmbajtja, restaurimi dhe konservimi i integruar i monumenteve të kulturës dhe strukturave arkeologjike, pas shqyrtimit dhe miratimit të projekteve nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale.

Kurse në zonën “B” arkeologjike, Këshilli i Ministrave ka vendosur të ndërhyhet vetëm në këto forma: Në zonën arkeologjike “B” të qytetit të Durrësit, përveç ndërhyrjeve që lejohen në zonën arkeologjike “A”, lejohen edhe ndërtimet e reja pas miratimit nga KKTKM-ja. Projektet për ndërtimet e reja shqyrtohen dhe miratohen nga KKTKMja dhe vijojnë procedurën sipas ligjit të planifikimit dhe zhvillimit të territorit.

Në zonën “A” dhe “B” të konsideruara zona arkeologjike ka qenë i pezulluar legalizimi i objekteve. Pjesa dërmuese e objekteve të ngritura në këto dy zona arkeologjike nuk janë legalizuar ende, ndërkohë që prej vitesh pritet të shfuqizohet vendimi. Bëhet fjalë për më shumë se dhjetë mijë objekte, të cilat presin dritën jeshile për t’u futur në procesin e legalizimeve.

Në fakt, absurde e konsiderojnë banorët, por edhe vetë zyrtarët lokalë, këtë vendim të marrë disa vite më parë, i cili konsistonte në bllokimin e procesit të legalizimeve në këto dy zona, duke marrë parasysh faktin se objektet tashmë janë ndërtuar dhe nëse kanë shkatërruar vlera arkeologjike, s’ka asnjë vlerë të mos legalizohen. Bashkia e Durrësit për shumë kohë ka pasur të pezulluar punimet për projektin e “Velierës” pasi prekte zonën “A”.

Por, në fund të janarit, Gjykata e Apelit të Durrësit rrëzoi përfundimisht padinë kundër kreut të Bashkisë Durrës, Vangjush Dako. Apeli vendosi që të rrëzojë këtë kërkesë të disa organizatave të shoqërisë civile, duke u shprehur se Dako nuk ka konsumuar asnjë vepër penale me rastin e ndërtimit të “Velierës”. Me herët, edhe Gjykata e Shkallës së Parë kishte dalë në këtë përfundim.

Katër muaj më parë, Prokuroria e Durrësit kishte mbyllur hetimet për çështjen “Veliera” dhe i kërkoi gjykatës të pushojë çështjen. Mbi Dakon prej muajsh kishte nisur një hetim nën akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, për sa i përket zbatimit të projektit “Veliera”. Punimet për “Velierën” janë bllokuar prej shkurtit të vitit 2017, pasi gjatë gërmimeve për ngritjen e themeleve të objektit dolën në dritë rrënoja arkeologjike, të cilat u zbuluan dhe u certifikuan nga ekspertët arkeologë që punuan për më shumë se katër muaj. Ndërkohë që dolën në dritë rrënojat arkeologjike, shoqëria civile kërkoi bllokimin e punimeve me argumentin se po shkatërrohen vlerat arkeologjike të qytetit bregdetar.

Por ndërkohë që përfundoi procesi gjyqësor në Apelin e Durrësit, një tjetër proces po zhvillohet në Gjykatën Administrative të Apelit në Tiranë. Por teksa ky proces pritet të kalojë në të gjitha hallkat e gjyqësorit, situata në qytetin e Durrësit është kjo: Kaos, trafik dhe ndotje. Kujtojmë që çështja e “Velierës” ka më shumë se dy vite që po endet dyerve të gjykatave dhe nuk po merr zgjidhje.

Pas disa ditësh, edhe Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë pritet të dalë në një përfundim, duke dhënë vendimin në lidhje me çështjen “Veliera”. Disa shoqata të shoqërisë civile e kundërshtojnë këtë projekt, pasi sipas tyre janë shkelur disa ligje dhe dëmtohet trashëgimia kulturore.

VENDIMI

NDËRHYRJET E LEJUARA NË ZONËN ARKEOLOGJIKE “A”

  1. Në zonën arkeologjike “A” të qytetit të Durrësit lejohet vetëm:
  2. a) mirëmbajtja, restaurimi dhe konservimi i integruar i monumenteve të kulturës dhe strukturave arkeologjike, pas shqyrtimit dhe miratimit të projekteve nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale, në vijim KKTKM;
  3. b) kryerja e formave të testimit, të tilla si: sondazhe që nuk cenojnë shtresat arkeologjike, studime gjeofizike, regjistrim digjital i terrenit, të përcaktuara me vendim të

KKTKM-së;

  1. c) zbatimi i projekteve kërkimore shkencore të miratuara nga Këshilli Shkencor i Institutit të Arkeologjisë, pas shqyrtimit dhe miratimit nga KKTKM-ja;

ç) rikonstruksioni i rrugëve dhe të gjitha punimet në rrjetin inxhinierik mbi bazën e projekteve të miratuara nga KKTKM-ja;

  1. d) rikonstruksioni/rindërtimi i godinave ekzistuese pa ndryshim të gjurmës, volumi i përgjithshëm i të cilave nuk cenon pasuritë kulturore të nëntokës, mbi bazën e

projekteve të miratuara nga KKTKM-ja;

  1. dh) vendosja e konstruksioneve të lehta (dru, xham, plastikë, metal) me lartësi maksimale 1 kat, në funksion të informimit publik, që lidhen me veprimtarinë

arkeologjike, trashëgiminë kulturore si dhe nevojave të tjera të rikualifikimit urban të zonës, si më poshtë:

  1. konstruksionet duhet të jenë të lëvizshme (të çmontueshme) dhe në asnjë rast nuk duhet të dëmtojnë nëntokën dhe peizazhin.
  2. projekti për vendosjen e konstruksioneve të lehta miratohet nga KKTKM-ja dhe për çdo rast duhet të përcaktojë saktësisht qëllimin, kohëzgjatjen dhe vendndodhjen e

strukturës.

iii. vendosja e tyre duhet të bëhet nën mbikëqyrjen e institucioneve shtetërore të specializuara.

  1. Projektet lidhur me ndërhyrjet e lejuara në zonën arkeologjike “A” të qytetit të Durrësit, të parashikuara në shkronjat “ç”, “d” dhe “dh” të pikës 1 të këtij neni, shqyrtohen dhe miratohen nga KKTKM-ja dhe vijojnë procedurën sipas ligjit të planifikimit dhe zhvillimit të territorit.

NDËRHYRJET E LEJUARA NË ZONËN ARKEOLOGJIKE “B”

  1. Në zonën arkeologjike “B” të qytetit të Durrësit, përveç ndërhyrjeve që lejohen në zonën arkeologjike “A”, lejohen edhe ndërtimet e reja pas miratimit nga KKTKM-ja.

 

  1. Projektet për ndërtimet e reja shqyrtohen dhe miratohen nga KKTKM-ja dhe vijojnë procedurën sipas ligjit të planifikimit dhe zhvillimit të territorit.

 

  1. Ndërtimet e reja lejohen vetëm pas kryerjes të formave të testimit të përcaktuara nga KKTKM-ja, në varësi të potencialit arkeologjik që përfaqëson zona.

 

  1. Gërmimi arkeologjik kryhet sipas përcaktimeve të KKTKM-së, pas lidhjes së aktmarrëveshjeve përkatëse, ku në çdo rast njëra nga palët nënshkruese është

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore.

 

PROCEDURAT QË NDIQEN PËR NDËRHYRJET E LEJUARA NË ZONAT ARKEOLOGJIKE

  1. Për ndërhyrjet e lejuara në zonat arkeologjike “A” dhe “B” të qytetit të Durrësit, projektet shqyrtohen dhe miratohen në KKTKM, sipas procedurës së përcaktuar në

nenin 80, të ligjit nr. 27/2018, “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”.

  1. Për çdo rast, KKTKM-ja shqyrton dhe vendos për kryerjen ose jo të formave të testimit. Testimet kryhen nga institucione shtetërore të specializuara dhe/ose subjekte të

licencuara në fushën e arkeologjisë. Shpenzimet për kryerjen e formave të testimit mbulohen nga investitori.

  1. Testimet e përcaktuara në shkronjën “b” të pikës 1, të nenit 3, kryhen sipas përcaktimeve të KKTKM-së, pas lidhjes së aktmarrëveshjeve përkatëse, ku në çdo rast njëra nga palët nënshkruese është Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, në vijim IKTK.
  2. Për ndërhyrjet e parashikuara në shkronjat “ç” dhe “d” të pikës 1, të nenit 3, përpara zbatimit të tyre, me miratim të KKTKM-së, nga subjekte të licencuara ose institucionet e

specializuara shtetërore realizohen:

  1. a) format e testimit sipas shkronjës “b”, të pikës 1, të nenit 3, të mbikëqyrura

nga institucionet shtetërore të specializuara;

 

  1. b) monitorim arkeologjik gjatë zbatimit të punimeve nga subjekte të licencuara dhe/ose institucione shtetërore të specializuara.
  2. Për të gjitha ndërhyrjet në zonat arkeologjike realizohet monitorim arkeologjik gjatë zbatimit të punimeve nga subjekte të licencuara dhe/ose institucione shtetërore të

specializuara dhe mbikëqyrje arkeologjike nga institucionet e specializuara shtetërore./Panorama

 

 

Gazeta Shqip