Aktualitet Goditet banda e grabitësve që terrorizuan Peqinin, arrestohet kuksiani

Goditet banda e grabitësve që terrorizuan Peqinin, arrestohet kuksiani

70
SHPËRNDAJE

Një bandë grabitësish është zbuluar nga policia e Peqinit. Blutë e qytetit kanë zbardhur një sërë grabitjesh të kryera më parë nga ky grup dhe kanë arrestuar në flagrancë njërin prej anëtarëve.

Ndërkohë në kërkim janë shpallur dy të tjerë.

“Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të vjedhjeve të ndodhura më parë, Specialistët e Komisariatit të Policisë Peqin, kanë bërë arrestimin e shtetasit: I.J., 24 vjeç, banues në Has, Kukës.(i dënuar më parë për vjedhje). Ky shtetas është arrestuar në flagrancë pasi dyshohet se në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, kanë vjedhur një ciklomotor në pronësi të shtetasit B.S”, njofton policia.

Dyshohet se këta shtetas janë autorë dhe të 4 vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë. Në bashkëpunim me njëri -tjetrin dyshohet se kanë kryer vjedhje në 3 banesa në Peqin.

Gjithashtu rezulton se mjetin që përdorin për të lëvizur kur kryenin vjedhje këta shtetas e kanë vjedhur në Lushnje.

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që dyshohet se i kanë kryer këto shtetas në bashkëpunim me njërin- tjetrin. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme .