Rajon Haradinaj kokëfortë, s’tërhiqet nga taksa edhe pas takimit me ambasadorin e SHBA

Haradinaj kokëfortë, s’tërhiqet nga taksa edhe pas takimit me ambasadorin e SHBA

164
SHPËRNDAJE

Pas mbledhjes së Qeverisë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj foli për takimin me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett, duke thënë se nga Shtetet e Bashkuara kërkohet heqja e taksës, mirë po qëndrimi i tij mbetet i pandryshuar.

Haradinaj kishte një mesazh për komandantin e FSK-së, Rrahman Rama, i cili ka deklaruar se po rrezikohet një fond prej 12 milionë dollarësh nga SHBA-të, për shkak të taksës.

Shefi i ekzekutivit komentoi edhe deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili ka kërkuar respektimin e “Marrëveshjes së Brukselit”, ku thuhet se forcat e sigurisë vendase nuk mund të hyjnë në veri të Kosovës pa lejen e komandantit të KFOR-it. Sipas kryeministrit Haradinaj, zyrtarët e Kosovës nuk duhet të frikësohen nga Gjykata Speciale e të marrin vendime në dëm të shtetit./Top Channel