Extra Kuriozitete Koleksionisti bleu një figurinë 2 dollarë, por mund të vlejë miliona

Koleksionisti bleu një figurinë 2 dollarë, por mund të vlejë miliona

391
SHPËRNDAJE

Një figurinë e datuar, e cila flet për një shekull histori dhe që portretizon lojtarin legjendar të bejsbollit Babe Ruth, u ble nga një koleksionist ekspertësh  për vetëm dy dollarë (1.77 euro). Ajo që shitësit nuk e dinin, është se figurina e shtypur nga Shotweel Company në vitin 1921, është shumë e rrallë dhe falë jetëgjatësisë së saj, mund të ketë një vlerë prej disa miliona.
Lajmi është raportuar nga KMPH, një transmetues televiziv i rrjetit Fox, i cili ka marrë në intervistë koleksionistin. Ai tregon gjithë historinë e blerjes së figurinës.  “Çmimi fillestar i asaj figurine ishte tetë dollarë, por më pas e kishin ulur në dy. E bleva atë me bindjen se ishte thjesht një kopje e origjinalit, e bërë disa vjet më vonë “.

Blerja e një figurine historike me një çmim të zbritur, edhe sikur të ishte një kopje, dukej tashmë një marrëveshje e mirë. Dale Ball, megjithatë, kishte vendosur të bënte disa kërkime në rrjet për të gjetur origjinën e asaj figurine dhe pasi ia tregoi atë një koleksionisti tjetër, kishte marrë një përgjigje jashtëzakonisht joshëse: -“Duhet të jetë autentike, nuk mendoj se është një kopje e mëvonshme “. Për momentin mungon një certifikatë zyrtare autenticiteti: nëse merret konfirmimi përfundimtar, kjo figurë mund të vlejë disa milionë dollarë.

Gazeta Shqip