Aktualitet Kolonjë, kapet 43-vjeçari me një “arsenal” armësh në shtëpi

Kolonjë, kapet 43-vjeçari me një “arsenal” armësh në shtëpi

149
SHPËRNDAJE

Policia e Kolonjës ka arrestuar një 43 vjeçar, i cili u denoncuar nga banorët e fshatit Podë, pas një konflikti që pati me një person tjetër për motive të dobëta.

Pasi policia ka kryer kontroll në banesën e tij, kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri tip pushkë, disa krehra për mbajtje fishekësh luftarak, kapsolla detonatore, fitil zjarr përcjellës, fishekë armë gjahu, kapsolla për fishekë çifteje, material të dyshuar barut.

Shtetasi A.LL u arrestua për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Gazeta Shqip