Aktualitet Krimi në Tiranë, ja kush është gardisti që vrau gruan (Foto)

Krimi në Tiranë, ja kush është gardisti që vrau gruan (Foto)

535
SHPËRNDAJE

Një tjetër grua ka humbur jetën, e vrarë tragjikisht nga bashkëshorti i saj. Mësohet se viktimë ka mbetur Ervilma Seferaj 36 vjeçe.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit në banesën e tyre në Allias. Pas ngjarjes, 44-vjeçari Alket Arapaj është arrestuar menjëherë nga shërbimet e policisë.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Gazeta Shqip