Sociale Ky vit nis mbarë, lindin trinjakët e parë në maternitetin “Koço Gliozheni”...

Ky vit nis mbarë, lindin trinjakët e parë në maternitetin “Koço Gliozheni” (Video)

166
SHPËRNDAJE

Kanë ardhur në jetë trinjakët e parë për këtë vit. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në Facebook.

“Materniteti ‘Koço Gliozheni’, Tiranë – Vijnë në jetë trinjakët e parë të këtij viti, me 120 mijë lekë të reja me vete secili. Edhe 100”, shkruan Rama.

Rama ka dhënë sot çekun e bebes trinjakëve të parë për vitin 2019, që erdhën në jetë në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë.

I shoqëruar edhe nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, Kryeministri uroi nënën e re të dy vajzave dhe djalit të sapolindur, të cilët menjëherë përfituan edhe çekun e bebes prej 120 mijë lekë të reja.

“Me këtë rast sqaruam atë py​etjen e famshme, “si është bonusi kur janë tre?” Kështu që, kur janë tre, të gjithë marrin si për të tretin, 1.2 milionë lekë. Kanë ardhur me duart plot,” u shpreh Rama.

Nga 1 janari i këtij viti, 2200 bebe kanë përfituar bonusin e bebes. Çeku i Bebes përcakton shpërblim me 40 mijë lekë të reja për fëmijën e parë, 80 mijë lekë të reja për fëmijën e dytë dhe 120 mijë lekë të reja për fëmijën e tretë.

Materniteti Koço Gliozheni, Tiranë – Vijnë në jetë trinjakët e parë të këtij viti, me 120 mijë lekë të reja me vete secili😁Edhe 100🙏

Gepostet von Edi Rama am Dienstag, 12. Februar 2019

Gazeta Shqip