Sport Merret vendimi për futbollistin Al-Araibi!

Merret vendimi për futbollistin Al-Araibi!

104
SHPËRNDAJE

Futbollisti nga Barheini, Hakeem Al-Araibi, i cili kishte fituar statusin e azilantit politik në Australi, është liruar nga burgu në Tajlandë, pasi gjykata tajlandeze ka vendosur të hedhë poshtë kërkesën për ekstradimin e tij në vendin e origjinës, ku e akuzonin për vandalizëm.

Lajmi ka gëzuar Al-Araibin dhe përkrahësit e tij, që kanë nisur një fushatë botërorë duke bërë thirrje për lirimin e tij.

Al-Araibi ishte arrestuar dhe mbajtur në paraburgim në nëntor, teksa po kalonte muajin e mjaltit në Tajlandë. Arrestimi i tij u bë me kërkesë të autoriteteve të Bahreinit.

Ai ishte dënuar në mungesë në vitin 2014 me dhjetë vjet burgim. Al-Araibi iku në Australi dhe mori statusin e refugjatit në vitin 2017. Ai luan për skuadrën gjysmë profesioniste nga Melbourne, Pascoe Vale.

Gazeta Shqip