Aktualitet Operacioni anti-drogë, Lleshaj: Një goditje kundër krimit

Operacioni anti-drogë, Lleshaj: Një goditje kundër krimit

39
SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar ka përgëzuar policinë shqiptare dhe atë italiane, pas finalizimit të operacionit të përbashkët ku ranë në pranga 27 persona, 21 prej të cilëve ishin shqiptare.

Në një postim në “Twitter” Lleshaj shkruan se kjo ishte “Një tjetër goditje e rëndësishme për krimin e organizuar ndërmjet Shqipërisë e Italisë”.

“Finalizimi i operacionit të përbashkët mes policive të 2 vendeve, një provë tjetër e qartë e vullnetit dhe e kapaciteteve për çmontimin e krimit të organizuar. Operacioni vazhdon…”, ka shkruar më tej ministri i Brendshëm.

Gazeta Shqip