Aktualitet Përndjekja e studentes nga efektivi i FNSH-së, policia hesht

Përndjekja e studentes nga efektivi i FNSH-së, policia hesht

237
SHPËRNDAJE

Policia e Shteti tenton me çdo kusht po përpiqet që të fshehë ngjarjet, por siç duket nuk po ia del dot. Një ditë më parë, patrulla “Shqiponja”, ka arrestuar kolegun e tyre te repartit të FNSH-së për përndjekjen e një studenteje dhe ndaj tij nuk është dhënë asnjë informacion. Ndonwse raportohet se wshtw arrestuar, emri i tij nuk bwhet me dije.

Ngjarja

Mësohet se efektivi i policisë  ka shkuar një ditë më parë në ambientet e Fakultetit të Juridikut për t’i shprehur vajzës pëlqimin, por ajo e ka refuzuar. Në këto momente i riu e ka kapur prej krahu dhe studentja ka parë armën e shërbimi që ai mbante me vete. Efektivi nuk ka qenë në krye të detyrës, kështu që mbajta e armës është shkelje e ligjit. Mësohet se bëhet fjalë për një punonjës policie të moshës rreth 25-26 vjeç. Në momentet e arrestimit ai mbante veshur atlete, një palë xhinse ngjyrë blu të çelët dhe  xhup ngjyrë kafe.

Kujtojmë se ky rast vjen një ditë pas publikimit të një videoje në media, ku një efektiv policie ngacmonte seksualisht një 15-vjeçare.  Rasti u denoncua pak më parë nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili thotë se qytetari dixhital i ka dhënë informacione rreth ngjarjes, duke aluduar se polici ka tentuar të përdhunojë studenten në ambientet e Fakultetit të Juridikut.

Gazeta Shqip