Aktualitet Përshkallëzohet protesta e Astirit, Tirana në kaos

Përshkallëzohet protesta e Astirit, Tirana në kaos

614
SHPËRNDAJE

Banorët e Unazës së Re kanë vendosur që të përshkallëzojnë protestën, duke thënë se protesta do të zhvendoset tek sheshi “Shqiponja”.

Banorët thanë se nesër në orën 17:00, do të bllokojnë një nga arteriet kryesore të Tiranës. Ata do të dalin tek i ashtuquajtur sheshi “Shqiponja”.

“Nesër do të dalim të gjithë tek sheshi ‘Shqiponja”, që t’i tregojmë dhëmbët kësaj qeverie”, thanë ata. Zona ku pretendohet të s’postohen banorët e Astirit është një nga portat kryesore hyrëse për në Tiranë. Bllokimi i saj do të shkaktojë kaos në kryeqytet.

Gazeta Shqip