Politikë Rama ironizon Bashën: Halli nuk është i Lulit, po i atyre që...

Rama ironizon Bashën: Halli nuk është i Lulit, po i atyre që i rrinë nga mbrapa

239
SHPËRNDAJE

Po nga qyteti i Lezhës, Rama vazhdon që të ironizojë kreun e PD-së, Lulzim Basha, teksa thotë se nëse do pushtet, edhe pse nuk ka fituar asnjë palë zgjedhje të aplikojë tek platforma “Bashkia që duam”, ku çdo qytetar paraqit ankesën e tij.

“Unë nuk ka kam dëgjuar asnjë shqiptarë që thotë se  nuk i takon ajo që kërkon, të gjithë thonë më takon. Ti shiko Lulin, nuk ka fituar asnjë palë zgjedhje dhe thotë që “dua pushtetin”. E kupton ti do pushtet pa fituar zgjedhje, po dhe ai të aplikoj tek platformë që të marrë përgjigje për 10 ditë. Po halli nuk është i Lulit se ia e ka në terezi, po halli është i atyre që i rrinë nga mbrapa’, shtoi ndër të tjera Rama.

Gazeta Shqip