Aktualitet Shkatërrohen 4 grupe kriminale, në pranga 21 shqiptarë dhe 6 italianë (EMRA)

Shkatërrohen 4 grupe kriminale, në pranga 21 shqiptarë dhe 6 italianë (EMRA)

311
SHPËRNDAJE

Një mega-operacion policor i zhvilluar nga Guardia di Finanza dhe forcat RENEA, i shtrirë në Shqipëri dhe në Itali ka çuar në arrestimin e 27 personave dhe shkatërrimin e 4 grupeve kriminale.

Deri më tani nuk jepen detaje nga policia për operacionin që është duke u zhvillua në Vlorë, por mediat italiane raportojnë se mes 27 të arrestuarve, 21 janë shqiptarë dhe 6 të tjerë janë italianë.

Mësohet gjithashtu se të 4-ta grupet kriminale kishin si bazë rajonin e Leçes në Itali, ndërsa drogën e trafikonin edhe në Kalabri, Toscana, Emilia Romagna, Siçili, Liguria dhe Lombardi.

Hetimet për këtë çështje kanë zgjatur më shumë se dy vite, ndërsa të arrestuarit akuzohen për   krijimin e organizatave kriminale, por edhe trafikun ndërkombëtar të drogës, armëve dhe municioneve nga Shqipëria drejt Italisë dhe më pas në vende të tjera.

Operacioni është koduar “Maxi” dhe mediat përtej Adriatikut raportojnë se detajet e operacionit do të bëhen publike nga Prokurori i anti-mafias italiane, Federico Cafiero de Raho me anë të një konference për mediat.

Ndërkohë gazetarja e kronikës në TCH, Anila Hoxha ka zbuluar se operacioni antidrogë ka nisur herët në mëngjes në Vlorë dhe deri në orën 7:00 janë arrestuar 6 shtetas.

Ata janë:

-Luka Beqiraj

-Bilbil Kabello

-Arbnor Hoxhaj

-Denis Pashaj

-Kujtim Elmazi

-Kristian Llanaj