Aktualitet Skandali/ Polici pervers: Videoja e turpshme e imja, por s’ia nisa 15-vjeçares

Skandali/ Polici pervers: Videoja e turpshme e imja, por s’ia nisa 15-vjeçares

6477
SHPËRNDAJE

Kryepolici i Malësisë së Madhe, Berhan Bajrakurti, të cilit iu zbulua ngacmimi seksual ndaj një 15-vjeçare, të cilës i dërgonte video të turpshme në rrjetet sociale, është marrë në pyetje nga kolegët që e arrestuan në Policinë e Shkodrës.

53-vjeçari ka mbajtur qëndrim mohues ndaj akuzave të ngritura nga nëna e vajzës 15-vjeçare, e cila denoncoi ngjarjen në një media online, madje duke thënë se Bajrakurti e ka kërcënuar për ta vrarë.

Në seancën e pyetjeve që ka zgjatur rreth 1 orë, efektivi ka deklaruar se nuk e ka ngacmuar seksualisht minorenen, por ka pranuar se video e turpshme që ka dalë në media është e tij.

Ai ka thënë se ia ka dërguar videon një tjetër personi, me të cilën ishte në një lidhje.

Pavarësisht këtij pretendimi të 53-vjeçarit, Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Shkodrës kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Gjithashtu, kanë nisur verifikimet sa u takon pretendimeve të nënës së të miturës, e cila ka deklaruar se në Komisariatin e Koplikut dhe Drejtorinë e Policisë Shkodër nuk është pritur për të bërë denoncim për policin e arrestuar tashmë.