Aktualitet Vrau shqiptarin, italiani: Çdo natë përjetoj të njëjtin makth

Vrau shqiptarin, italiani: Çdo natë përjetoj të njëjtin makth

3109
SHPËRNDAJE

Francesko Sicignano, italiani që vrau shqiptarin Gjergj Gjoni në 20 tetor të 2015 thotë se është penduar për krimin. Në një intervistë të dhënë për ‘Le Iene’, ia tha se çdo natë ngrihet nga gjumi sepse i del përpara syve vrasja që kreu. “Çdo natë zgjohem nga 3-4 herë dhe përjetoj të njëjtin makth”, tha ia.  Vrasësi tregohet mjaft i penduar për krimin që ka bërë, ndonëse Gjykata e ka cilësuar vrasjen si vetëmbrojtje dhe për pasojë e ka lënë të lirë.

Çfarë ndodhi natën e krimit?

Mbrëmjen e 20 tetorit 2015, Gjergj Gjoni futet në banesën e Francesko Sicignano për të grabitur. Italiani ndodhej në katin e tretë së bashku me gruan dhe ishte dukej fjetur teksa një zhurmë e zgjon. Me pistoletën poshtë jastëkut ai zbret në katin e parë të banesës për të kuptuar prejardhje e zhurmës. Në kuzhinë përballet me një person të maskuar dhe që në dorë mbante një kaçavidë.

Gjergj-Gjoni

Prej frikës, italiani e qëllon me armë direkt në zemër. Shqiptari tenton të largohet, ndonëse i plagosur. Teksa zbret tek shkallët humb edhe jetën. Ndonëse autoritet italiane i kanë dhënë drejtësinë, Francesko po përballet me të tjera probleme. Prindërit e Gjergj Gjonit, kërcënojnë se do e vrasin për të marrë gjakun e të birit. Pretendimi i prindërve bazohet në ligjet e Kanunit.

Gazeta Shqip