Aktualitet Zbardhet dëshmia e gardistit: E vrava gruan se më tradhtonte! Jam familjar...

Zbardhet dëshmia e gardistit: E vrava gruan se më tradhtonte! Jam familjar i rregullt

4992
SHPËRNDAJE

Mëngjesin e sotëm një ngjarje e rëndë tronditi opinionin publik. Punonjësi i Gardës së Republikës, Alket Arapaj 44-vjeç vrau me armën e shërbimit bashkëshorten, Ervilma Seferaj 36 vjeçe.

“Report Tv” ka zbardhur dëshminë e gardistit që vrau gruan mëngjesin e sotëm në Allias të Tiranës. Alket Arapaj është shprehur se bashkëshorten e vrau pasi e tradhtonte.

“Gruaja me tradhtonte prandaj e vrava. Edhe në shtëpi dhe gjeja gjërat të lëvizura. Kohët e fundit më ishin shtuar dyshimet për tradhtinë. Më vjen keq për vajzën, jam familjar i rregullt”, tha ai para grupit hetimor.

Gazeta Shqip