Kryesoret Kuvendi/ Basha ia thotë në sy Talat Xhaferrit: Këtu je në mortin...

Kuvendi/ Basha ia thotë në sy Talat Xhaferrit: Këtu je në mortin e dytë!

1556
SHPËRNDAJE

Pavarësisht në se në një lozhat VIP të Kuvendit sot ka qenë i pranishëm kreu i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri, pasi 140 deputetët shqiptarë do të votojnë ratifikimin e Protokollit të aderimit të fqinjit tonë lindor në NATO, tensioni ka mbizotëruar në sallë.

Kreu i PD, Lulzim Basha në fjalën e tij shprehu ngushëllimet për aksidentin me 14 viktima në Shkup dhe urimet për bashkimin e Maqedonisë me NATO-n, por nuk kurseu sulmet politike ndaj qeverisë Rama.

Kreu i opozitës duke ju drejtuar Talat Xhaferrit tha se Parlamenti është shndërruar në një mort të dytë për vendin, ndërsa Shqipëria është e kapur nga një grusht oligarkësh, ç’ka do të pengojë hapjen e negociatave tona edhe këtë qershor.

“Jeni të pranishëm në një Parlament të paligjshëm të zgjedhur nga bandat e krimit të organizuar. Ju jeni të pranishëm në një sallë që quhet kuvend por është i mbushur me njerëz që kanë ardhur si shprehje e vullnetit të bandave dhe krimit të organizuar dhe një grusht oligarkësh. Hajdutë me lekë të vjedhur kanë blerë dhe mandatet e ulur në këtë karrigë. Të shtunën protesta do të zhvillohet protesta më e madhe në Shqipëri në këto 30 vite. Kjo qeveri ka tradhtuar interesin publik, u kap në flagrancë duke vjedhur. 1 në 3 mandate nuk përfaqëson votën e socialistëve, por të krerëve të bandave, narkomanëve”, tha Basha.