Aktualitet Qeni i doganës zbulon drogën në automjet, në pranga 2 kosovarë dhe...

Qeni i doganës zbulon drogën në automjet, në pranga 2 kosovarë dhe një serb

280
SHPËRNDAJE

Policia Kufitare mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, godet një tentativë të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit të detajuar në vijën e dytë duke përdorur qenin antidrogë dhe më pas edhe gjatë skanimit, në  një mjet i cili ishte i ngarkuar në një kartotrec  që drejtohej nga  shtetasi B. S., Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale rreth 15 kilogramë lëndë narkotike e llojit marjuanë.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, ku në përfundim të veprimeve të para hetimore bënë arrestimin në flagrancë të shtetasëve B.S, si dhe të dy pasagjerëve  D.A e D.S, banues në Kosovë, Serbi, Kosovë. Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë  dhe Policinë Kosovare për zbardhjen e plotë të këtij rasti

Gazeta Shqip