Media serbe “Kurir” ka publikuar sot një artikull ku shkruan se Rusia me presidentin serb Vladimir Putin në krye i ka bërë një dush të ftohtë shqiptarëve dhe në veçanti kryeministrit Edi Rama, të cilin e ka porositur t’i mbajë duart larg nga Kosova.


Sipas “Kurir” nga Moska zyrtare kanë ardhur mesazhe të qarta se Edi Rama duhet të arrojë krijimin e “Shqipërisë së Madhe”.


“Porosia e Edi Ramës se Kosova është Shqipëri, është ndërhyrje në territorin e Serbisë, por edhe rrezik i stabilitetit në Ballkan. Kjo është e pa papranueshme”, ka thënë Maria Zaharova nga Ministria e Jashtme ruse.


Zaharova gjithashtu ka thënë se deklarata e Ramës tregon qartë se ideja e tij për bashkimin Shqipëri-Kosovë nuk është një plan B, por plan A.