Kulturë Fotografi i luftës, ekspozitë në Galerinë e Arteve

Fotografi i luftës, ekspozitë në Galerinë e Arteve

198
SHPËRNDAJE

Historia e luftës në Kosovë mund të gjykohet sot përmes fotove të realizuara nga Sokol Beqiri. Imazhe që shmangin harresën vijnë në formën e pyetjeve mbi atë ccfarë shqiptarët kanë jetuar në Ballkan. Një emër i njohur i artit bashkëkohor, Beqiri vjen për herë të parë me një ekspozitë personale në Galerinë Kombëtare të Arteve. “Neither a Friend nor an Enemy” qhet ekspozita e cila kurohet nga Galit Eilat, ndërsa dizajni i ekspozitës është konceptuar nga Oren Sagiv.

Kjo ekspozitë realizohet në kuadër të Kalendarit të Përbashkët Kulturor Shqipëri-Kosovë për vitin 2019, si dhe me rastin e 20-vjetorit të intervenimit humanitar të NATO-s që i dha fund luftës në Kosovë (1999).Sokol Beqiri lindi në vitin 1964 në Pejë, Kosovë. Ai studioi në Universitetin e Lublanës në Departamentin e Grafikës.

Beqiri është një nga artistët më të njohur bashkëkohorë në Kosovë. Punët e tij më të dalluara janë nga cikli “Fundi i Ekspresionizmit: e pikturuar nga një i marrë” (2001), cikël i cili përfshinë projektet “Milka” (1999) dhe “Kur engjujt janë vonë” (2001). Beqiri ka ekspozuar në shumë institucione evropiane të artit dhe ka qenë pjesë e ekspozitave të rëndësishme, përfshirë këtu edhe Documenta 14 në vitin 2017.

Gazeta Shqip