Ekonomi Tragjedia e avionit në Etiopi, Shqipëria merr vendimin!

Tragjedia e avionit në Etiopi, Shqipëria merr vendimin!

420
SHPËRNDAJE

Shqipëria i është bashkuar listës së vendeve të tjera që më herët njoftuan se nuk do të lejojnë fluturimet e avionëve 737-8 dhe 737-9 MAX në hapësirat e tyre ajrore.

Autoriteti i Aviacionit Civil njoftoi këtë të mërkurë se do të zbatojë vendimin e Asgjësisë Evropiane të Sigurisë në Operim të Aviacionit (EASA), duke ndaluar fluturimin e avionëve Boing 737-8 dhe 737-9 Max, në hapësirën ajrore shqiptare.

“Vendimi i EASAs vjen pas aksidentit fatal të avionit tip Boeing 737 Max 8 të shoqërisë ajrore ‘Ethiopian Airlines’. AAC informon qytetarët se në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” nuk ka në operim asnjë avion të tillë, në asnjë nga linjat e programuara të fluturimeve. Për t’ju bashkuar nismës së EASA për këtë rast, AAC ka formalizuar lëshimin e një NOTAMi (lajmërimi për operatorët) nga ana e Albcontrol, i cili ndalon operimin e avionëve të këtij lloji në hapësirën ajrore shqiptare dhe Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, për një kohë të pacaktuar, deri në direktivat pasuese të EASA, të cilat do të varen nga informacioni që do të vij nga hetimi i shkaqeve të aksidentit në Kenia” thuhet në njoftimin e AAC.

Të dielën e shkuar një avion i Ethiopian Airlines u rrëzua duke shkaktuar vdekjen e 157 pasagjerëve në bordin e tij. Ndërkohe që hetimet janë në vijim për shkaqet që sollën tragjedinë, nga ana e autoriteteve të aviacionit në vende të ndryshme të botës është marrë masa e ndalimit për hyrjen e avionëve që i përkasin të njëjtës serie prodhimi të Boeing. Një model i ngjashëm përfundoi në tragjedi në tetor të vitit të shkuar që solli si pasojë vdekjen e 189 pasagjerëve.