Kryesoret Amerika i kërkoi opozitës që të mos ketë dhunë, përgjigjet Basha

Amerika i kërkoi opozitës që të mos ketë dhunë, përgjigjet Basha

728
SHPËRNDAJE

Pyetje se ambasada amerikane i ka kërkuar sot opozitës që të lejojë pjesën tjetër të deputetëve të punojnë dhe të mos ketë akte dhune, Basha tha se ndërkombëtarët duhet të jenë palë për vlerat e demokracisë, të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të luftës kundër korrupsionit, të luftës kundër krimit të organizuar dhe drogës, të luftës kundër shitblerjes së votës.

“Asnjëherë nuk komentoj deklaratat e ambasadave, por mqse më pyesni një sugjerim e kam. Nuk i kërkoj të jenë palë me asnjë person në Shqipëri, me asnjë parti politike, por i kërkoj të jenë palë për vlerat me të cilat vendet e tyre qëndrojnë, vlerat e demokracisë, të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të luftës kundër korrupsionit, të luftës kundër krimit të organizuar dhe drogës, të luftës kundër shitblerjes së votës. Probleme të cilat i shprehu qartë edhe Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit para ditësh.

Protesta e nesërme do të jetë një tjetër rast për shqiptarët, për t’u bashkuar dhe për të ngritur zërin. Shqiptarët tashmë e kanë kuptuar që e vetmja mënyrë për të garantuar ndarjen e së keqes, është protesta. Këtë e tregoi protesta e Teatrit, këtë e tregoi protesta e banorëve të Unazës, këtë e tregoi protesta e Studentëve, këtë e tregoi protesta e 16 Shkurtit dhe protestat e tjera që pasuan, këtë do e tregojë ehe protesta e së nesërmes, për të cilën kam bindjen dhe informacionin se do të hyjë në histori si një nga protestat më të mëdha, një nga bashkimet më të mëdha të qytetarëve, për të ndalur të keqen dhe për të hapur derën e mbyllur të Europës. Bashkë do ta hapi, dhe duke hapur këtë derë, përmes vlerave europiane do të rikthejmë mundësitë dhe shanset për liri, për mirëqenie dhe për zhvillim për çdo shqiptar”, tha Basha.

Gazeta Shqip