Aktualitet Çështja “Shullazi”/ Dështon seanca e 5-të, Gjykata e Apelit vendos të gjobisë…

Çështja “Shullazi”/ Dështon seanca e 5-të, Gjykata e Apelit vendos të gjobisë…

193
SHPËRNDAJE

Ka dështuar sërish seanca gjyqësore në Gjykatën e Apelit për Emiljano Shullazin dhe 4 të pandehurit e tjerë.

Edhe këtë herë, shkak është bërë mbrojtja, ndërsa Gjykata ka vendosur të gjobisë avokaten e vendosur për të mbrojtur të pandehurit dhe të referojë rastin në Dhomën e Avokatisë.

Kjo është e pesta herë që gjyqi ndaj 5 të pandehurve dështon, ndërsa seanca e radhës do të mbahet në 25 mars.

Shullazi dhe grupi i tij u shpallën fajtorë nga Gjykata për veprën penale “shtrëngim me anë të kanosjes për dhënin e pasurisë”, në dëm të Ylvi Beqajt. Kjo vepër penale, sipas Gjykatës, është kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal. Nga hetimi i Prokurorisë, ka rezultuar se ka qenë fillimisht biznesmeni që ka kontaktuar me Emiljano Shullazin dhe pas këtij takimi janë bërë edhe 4 takime të tjera.

Beqja ka kontaktuar me Shullazin, me qëllimin që ta ndihmojë në lidhje me procedurat mbi pronësinë e hotel “Vollgës”. Prokuroria i akuzon të pandehurit se duke vepruar si grup i strukturuar kriminal, kanë shtrënguar me anën e kanosjes shtetasin Ylvi Beqja dhe ky i fundit i kaloi në pronësi Emiljano Shullazit një pjesë të ish-hotel “Vollga” në Durrës, si edhe shuma të konsiderueshme monetare.

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2019/02/imgad.gif

Ndërkohë, Emiljano Shullazi është shpallur i pafajshëm nga Gjykata për kërcënimin e bërë ndaj rektorit Mynyr Koni dhe dekanit të Ekonomikut, Dhori Kule.

TË DËNUARIT:

-Emiljano Shullazi 14 vjet

-Gilmando Dani 12 vjet burg

-Endri Qyqa 10 vjet burg

-Endri Zela 10 vjet burg për

-Blerim Shullazi 9 vjet burg