Botë Imazhe tronditëse nga Zelanda e Re, viktima në çdo cep të xhamisë (FOTO)

Imazhe tronditëse nga Zelanda e Re, viktima në çdo cep të xhamisë (FOTO)

4332
SHPËRNDAJE

Pamje tronditëse janë ato që vijnë nga Zelanda e Re ku në dy sulme terroriste të ndodhura në xhami gjatë kohës që falej namazi, janë vrarë 49 besimtarë myslimanë.

Sulmet ndodhën në qytetin Christchurch ndaj xhamisë Noor në Hagley Park dhe xhamisë në Lindwood.

Katër persona janë arrestuar në lidhje me sulmin dhe se njëri prej agresorëve është shtetas i Australisë.

Në xhaminë Noor gjendeshin rreth 200 besimtarë në kohën kur ka ndodhur sulmi dhe imazhet nga vendngjarja janë vërtetë të rënda, me njerëz të mbuluar në gjak, të shtrirë përtokë në çdo cep të godinës.