Aktualitet Ishte dënuar 5 vite më parë, arrestohet shqiptari (Emri dhe akuza)

Ishte dënuar 5 vite më parë, arrestohet shqiptari (Emri dhe akuza)

416
SHPËRNDAJE

Policia e Stacionit Martina Franca (Taranto), të Italisë arrestoi shtetasin Gjero Ndoka, një 42-vjeçar shqiptar. Ndaj shqiptarit ekzistonte një urdhër arrestimi për kryerjen e dënimit me 9 muaj burg, e dhënë nga Gjykata e Apelit të Genovas për ushtrim dhunë.

Shqiptari rezultonte në kërkim që nga shkurti i vitit 2014. Ai jetonte në një shtëpi në fshatin Martina Franca. 42-vjeçari nuk e kundërshtoi policinë në momentet e arrestimit dhe tashmë ndodhet në burgun e Tarantos për të kryer dënimin e dhënë 5 vite më parë.
Gazeta Shqip-Silvana Muça