Aktualitet Mjeti humb kontrollin, vdes adoleshentja

Mjeti humb kontrollin, vdes adoleshentja

385
SHPËRNDAJE

Rreth orës 17:20, në vendin e quajtur mbi Shkallë, shtetasi R.Dh., 19 vjeç, duke drejtuar automjetin tip ”Audi”, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal, ku për pasojë ka humbur jetën shtetasja pasagjere A.D., 17 vjeçe, banuese në Borsh.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprimet e mëtejshme procedurale. Ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.