Kryesoret Nesër protesta e opozitës, burimet: Do ketë dhunë të fortë te Kryeministria!

Nesër protesta e opozitës, burimet: Do ketë dhunë të fortë te Kryeministria!

1118
SHPËRNDAJE

Opozita me në krye Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin pas disa ditëve pushim do t’i rikthehet sërish nesër, më 16 mars sheshit, për të protestuar kundër qeverisë së drejtuar nga Edi Rama.

Pavarësisht se nuk janë bërë ende publike detaje nga mënyra sesi PD dhe LSI kanë organizuar tubimin, që do të zhvillohet te Kryeministria, policia duket se do të aplikojë të njëjtën “strategji” mbrojtëse.

Pritet që mijëra forca nga Uniformat Blu të rrethojnë godinën, ndërsa nuk përjashtohet përdorimi i gazit lotsjellës dhe autoboteve me ujë për të shpërndarë protestuesit, që do të vijnë nga e gjithë Shqipëria, në rast degjenerimi në dhunë.

Ndërkohë, nga burime të Gazeta “Shqip” pranë Partisë Demokratike mësohet se në tubimin e nesërm do të ketë përplasje të dhunshme.

Pritet që opozita pas disa protestave radhazi, ku ka pasur edhe përplasje të forta me Policinë e Shtetit, të tentojë sërish të hyjë në Kryeministri përmes dhunës së fortë.

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2019/02/imgad.gif

Nga PD, gjithashtu mësohet se po merret në shqyrtim edhe ngujimi përpara Kryeministrisë, një strategji e aplikuar në 2010 nga Edi Rama kur drejtonte opozitën, por edhe vetë Lulzim Basha me “Çadrën” e ngritur në 2017.