Rajon Ngjarja e 27 prillit/ Dënohet miku që i shpëtoi jetën, Ziadin Sela:...

Ngjarja e 27 prillit/ Dënohet miku që i shpëtoi jetën, Ziadin Sela: Më mirë mos të isha gjallë!

1203
SHPËRNDAJE

Sot në Maqedoninë e Veriut është zhvilluar seanca e fundit gjyqësore për çështjen e “27 Prillit”, ku qindra protestues vërshuan në Kuvendin e Maqedonisë dhe rrahën deputetë dhe gazetarë, duke shkatërruar gjithçka që gjetën përpara.

Në atë seancë, një nga liderët e shqiptarëve të Maqedonisë, Ziadin Sela u masakrua nga njerëzit e dhunshëm që mbështesnin opozitën e Nikolla Gruevskit dhe protagonist u bë shqiptari Abdulfetah Alimi, që i shpëtoi jetën liderit të “Aleancës për Shqiptarët”.

Por, çuditërisht Prokuroria maqedonase e përfshiu Alimin në grupin e personave të akuzuar për  ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit të vitit 2017-të dhe vendosi ta dënojë atë sot me 7 vite heqje lire.

Të gjithë individët e përfshirë në dosjen e “27 Prillit” janë shpallur fajtorë për veprën penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues” dhe në total janë akorduar 211 vite burg.

Pas vendimit për dënimin e Abdulfetah Alimit ka reaguar i prekur Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, duke e cilësuar atë vëllain e tij dhe duke theksuar se sot gjendet në burg edhe pse është i pafajshëm.

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2019/02/imgad.gif

“Në një ndejë me Fetain më pat thënë: “Nuk shqetësohem shumë për dënimin sa shqetësohem për faktin qê po më fusin në një thes me kriminelët…” Miku im, krimi yt i vetëm është se fëmijët e mi akoma kanë mundësinë tê thërrasin babanë e tyre dhe unë t’ju përgjigjem. Ti bëre “mëkatin” e ruajtjes së jetës. Ti je në burg sepse un jam gjallë, prandaj ti s’ka se si të jesh si ata që më deshën të vdekur. Si ata që sot janë të lirë por me duar e me këmbë të zhytur në krim. Po po janë të lirë, biles edhe me pozicione qeveritare. Nqs dikush nëpërmjet dënimit tënd donë të tregoj simbolikën se regjimi i kaluar kishte dy komponentë edhe maqedon edhe shqiptar, ti nuk je kjo simbolikë”, shkruan Sela duke falënderuar mikun e tij që ai sot gëzon sërish jetën.

TË DËNUARIT:

  • Mitko Çavkov: 18 vjet burg
  • Mitko Peshov: 15 vjet burg
  • Dushko Llazarov: 15 vjet burg
  • Goran Gjoshevski – Levi: 15 vjet burg
  • Jane Çento: 15 vjet burg
  • Vllatko Trajkovski: 15 vjet burg
  • Munir Pepiq: 15 vjet burg
  • Nikolla Mitrevski – Kolo: 15 vjet burg
  • Vilijam Mihajllovski: 14 vjet burg
  • Oliver Popovski: 13 vjet burg
  • Gorançe Angellovski: 12 vjet burg
  • Igor Jug: 12 vjet burg
  • Mlladen Dodevski: 12 vjet burg
  • Oliver Radullov: 10 vjet burg
  • Aleksandar Vasilevski – Ninxha: 8 vjet burg
  • Abdulfetah Alimi: 7 vjet burg