Aktualitet Pistoletë, sëpatë, kamxhik; armët e përdorura në përleshje mes shqiptarësh

Pistoletë, sëpatë, kamxhik; armët e përdorura në përleshje mes shqiptarësh

843
SHPËRNDAJE

Gjashtë shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane pas përleshjes me njëri-tjetrin. Mediat fqinje raportojnë se në orën 15.40 të  së enjtes, policia e Stacionit Rutigliano ndërhyn në rrugën “Mola”, pas informacionit për një përleshje mes disa personave.

Në momentet e ndërhyrjes së policisë u konstatua se një nga personat mbante pistoletë, një tjetër kishte sëpatë dhe të tjerët përlesheshin me njëri-tjetrin me kaçavida dhe kamxhik.

Katër nga shqiptarët hipën në një BMW, me qëllim  përplasjen e automjetit tip “Peugeot 206 SW”, ku ndodheshin dy bashkëpatriotët e tjerë kundërshtarë.  Gjatë këtyre manovrave të pamatura BMW-ja përplaset së pari me një makinë të parkuar dhe më pas, duke kryer një manovër kokë-bisht, ajo përfundoi garën për vrasjen e kundërshtarëve, duke u përplasur me një pemë. Presoni që drejtonte automjetin

“Peugeot”, pësoi plagë në fytyrë dhe kokë. Për pasojë u detyrua të transportohej në spital, ku u pranua në Departamentin e Kirurgjisë Plastike.

Ndërhyrja e menjëhershme e policisë lejoi që menjëherë të bllokojë 4 nga shqiptarët dhe të identifikojë dhe e gjurmojë dy bashkatdhetarët e tjerë që kishin ikur, një prej të cilëve u gjet  me armë zjarri, të cilën e kishte përdorur në sulm. Në përfundim të hetimeve, vonë në mbrëmje, të dy të plagosurit dhe  katër autorët e tjerë u arrestuan. Ndaj tyre rëndon akuza e “vrasjes në tentativë”, në konkurrencë , rrahje, dhe shpërdorim të armëve të zjarrit, lëndime personale, armatim të paligjshëm dhe dëmtime.

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2019/02/imgad.gif

Gazeta Shqip-Silvana Muça