Kryesoret Protesta e opozitës/ Rama “antimiting” në Berat: Budallenj, s’preket qeveria! (FOTO)

Protesta e opozitës/ Rama “antimiting” në Berat: Budallenj, s’preket qeveria! (FOTO)

528
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berat, ku qeveria e tij do të zhvillojë një “tur” dy ditor në çdo bashki të qarkut për të konfirmuar emrat që do të garojnë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, por edhe do të inspektojë nga afër disa kantiere.

Vizita e Ramës vjen vetëm një ditë para  protestës së madhe që opozita ka paralajmëruar të zhvillojë nesër poshtë zyrës së tij në Kryeministri.

Shefi i qeverisë duket se ka zgjedhur të demonstrojë sërish forcën e PS-së dhe “besimin e popullit” tek ky ekzekutiv, pasi ashtu siç bëri në Vlorë ka mbledhur në bulevardin kryesor të Beratit, qindra qytetarë në një “antimiting”.

Në kuadër të turit “Bashkia që duam”, kryeministri është duke folur para qytetarëve dhe bie në sy numri i madh i pjesëmarrësve në këtë aktivitet.

Edhe fokusi i regjisë së ERTV-së ka qenë demonstrimi i pjesëmarrjes së lartë të qytetarëve, ndërsa Rama ka refuzuar edhe podiumin, duke qëndruar në qendër të turmës.

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2019/02/imgad.gif

Rama tha gjatë takimit se “s’ka asnjë betejë me opozitën, por me të shkuarën e dhimbshme dhe me papunësinë e varfërinë”.

“Ata që përfaqësojnë Partinë Demokratike shfaqen në kundërshtim të plotë me interesat e vendit dhe në kundërshtim të plotë me sensin e jetës demokratike. Me metoda të tilla e vetmja gjë që nuk preket është qeveria. Preket më e rëndësishmja, preket Shqipëria, Kjo, pasi shfaqet në sytë e botës si një vend ku nuk shkohet për turizëm, ku nuk shkohet për të investuar. Që do të thotë se preket çdo familje, çdo beratas. Shpenzohen më pak para, ka më pak vizitorë, ka më pak të ardhura për biznesin e vogël, për bujtinën dhe lek për familjet e tyre. Preket drejtpërdrejtë ekonomia e çdokujt”, theksoi Rama.