Kryesoret Vajza e Michael Jackson: Nuk është detyra ime që të mbroj babin

Vajza e Michael Jackson: Nuk është detyra ime që të mbroj babin

694
SHPËRNDAJE

Ylli 20-vjeçar, vajza e Michael Jackson, ka shpjeguar se përse nuk ka folur për dokumentarin e ri të HBO ‘Leaving Neverland’, në të cilin James Safechuck dhe Wade Robson pretendojnë se këngëtari i ‘Man in the Mirror’ ka abuzuar seksualisht me fëmijë të mitur.

Duke iu përgjigjur një fansi në Twitter, Paris tha: “Nuk ka asgjë që mund të them që nuk është thënë ende në lidhje me mbrojtjen. Kushëriri im, Taj Jackson është duke bërë një punë të përsosur dhe unë e mbështes atë, por ky nuk është roli  im”.

Ndërsa Paris vlerësoi kushëririn e saj Taj Jackson, 45 vjeç, që foli në mbrojtje të xhaxhait të tij dhe shpjegoi heshtjen e saj në lidhje me çështjen.

Ajo shkroi sërish në  Tweeter:- “Unë kam të njëjtën busull morale si babai im, por jo nivelin e durimit. Do të luftoj për paqe dhe dashuri në të njëjtën mënyrë, por në mënyrë agresive.  Kur shoh padrejtësitë që ndodhin, veçanërisht kur ato drejtohen ndaj meje ose familjes sime, i çoj në djall të gjithë”. Paris gjithashtu sulmoi kritikët e saj dhe hodhi poshtë lajmet se ajo është nën kontrollin e drogës.

Gazeta Shqip